Gili, këngëtareve shqiptare: Do t’ju vijë turp nga zhveshja

0

Gili është një nga këngëtaret më të njohura të skenës muzikore shqiptare.
Këngëtarja ka ndërtuar një karrierë pa skandale dhe thashetheme duke arritur që edhe sot të radhitet në mesin e atyre më të kërkuarve nga të gjitha moshat.
Ajo ka këshilluar koleget e saj më të reja, të cilat në videoklipet e tyre shfaqen të zhveshura, që të ndalojnë së bëri këtë, pasi sipas saj, do të vijë koha që do të pendohen.
“Nuk më pëlqejnë shumë ekzagjerimet e veshjeve apo të zhveshjeve, pasi shoh se merren trendet më negative në skenë, duke u referuar artistëve botërorë. Do u thosha të tillëve të kenë një veshje jo të ekzagjeruar, aq më tepër në klipet e tyre, që pas disa vitesh mos t’u vijë turp kur ta shohin me fëmijët e tyre”, ka thënë Gili, duke mos cekur ndonjë emër.

Share.

Leave A Reply