Heidi Lushtaku në jurinë e “Miss Universe Albania 2015” 

0

Modelja kosovare e cila jeton në Zvicër, Heidi Lushtaku, mezi po pret që të kthehet serish në Tiranë.

Finalistja e “Dancing with the Stars Albania” është ftuar për të qenë pjesë e jurisë së spektaklit “Miss Universe Albania”, e cila do të mbahet më 19 shtator në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ftesën për të qenë në jurinë e njërit nga spektaklet më të rëndësishëm kulturorë në Shqipëri, Lushtaku thotë se e ka pranuar me shumë kënaqësi. “Me shumë dëshirë kam pranu- ar të jam në jurinë e ‘Miss Uni- verse Albania’ sepse unë vetë jam më origjinë nga Kosova dhe ‘Miss Universe Albania’ është një spektakël i madh”, ka thënë bukuroshja shqiptare. Sipas saj, kjo është një përvojë tjetër që do t’i ndihmojë më shumë në karrierën e saj.

“Kjo është një përvojë shtesë për karrierën time. Kam qenë edhe një herë në jurinë e ‘Miss Luzana’, por ky spektakël është më i madh dhe uroj të fitojë vajza më e bukur e cila do ta për- faqësojë denjësisht Shqipërinë në garën botërore”, shprehet Heidi.

Share.

Leave A Reply