Historia e familjes së Rita Orës

0

Rita Ora është një nga këngëtaret më të suksesshme, aktore, dizajnere mode dhe një nga yjet me më shumë lidhje dhe ndikim në botë.
Derisa vazhdon të tërheqë vëmendjen e medias britanike, Daily Mail i ka kushtuar një reportazh historisë së jetës së saj. Sipas gazetës, ajo suksesin ia dedikon edhe katër anëtarëve të familjes së saj, mamasë Vera, babait Besnik, vëllait Don dhe motrës Elena.

Duke folur për Evening Standard, Rita Ora kujton: “Ne jetonim në Earls Court. Një dhomë për të gjithë ne. Motra më bezdiste pasi përsëriste mësimet me zë, kurse unë doja të flija”.

Vëllai i saj lindi në vitin 1998 dhe familja u zhvendos në Kensal Rise, ku babai bleu një pub.
Nëna e saj, Vera, studionte mjekësi gjatë ditës dhe natën punonte si kamariere. Tani ajo punon si psikiatre.

Rita më vonë ndoqi shkollën e njohur “Sylvia Young Theatre School”.
Hapat e parë në muzikë i bëri në moshën 15 vjeçare, kur nisi të këndonte në pub-in e babait. Pas disa provave, shansi i doli. Kjo falë një ylli të muzikës hip hop, Jay Z. Menaxherja e saj, Sarah Stennet, e prezantoi me këngëtarin. Brenda 48 orësh, ajo nënshkroi një kontratë me shtëpinë e tij diskografike. Rita u ‘fsheh’ në një studio dhe regjistroi këngën e saj të parë, hitin R.I.P me Tinie Tempah, që menjëherë u bë numri një.

Motra e saj është pjesa e Team Ora dhe e ndjek nga pas në turnetë botërorë. Rita është besnike edhe ndaj mamasë, të cilën e mori edhe në Glamour Woman Of The Year.

Share.

Leave A Reply