Jetmir Idrizi një nga fituesit për fotografinë e vitit 2016

0

Një sukses tjetër për artin kosovar ka ardhur nga Jetmir Idrizi, fotografia e të cilit është zgjedhur si më e mira në kategorinë “Fushata profesionale” në çmimet “Sony World Photography 2016”.
“TransBrasil” është titulluar fotografia e artistit nga Prishtina që jeton në Brazil.
The Guardian ka publikuar fituesit e vitit 2016, ndërsa për fotografinë e Idrizit shkruan se kjo foto tregon lirinë e identitetit gjinor.
“Fotografi kosovar Idrizi iu drejtua Brazilit që të dokumentojë komunitetet transseksuale, ndërsa ka përdorur si titull emrin e kompanisë së fluturimeve braziliane ‘TransBrazil’, për të shfaqur lirinë absolute të identitetit gjinor”, shkruan The Guardian.

Share.

Leave A Reply