Kosova në garë me dy filma për European Film Awards

0

Në mesin e gjithsej 52 filmave që janë nominuar për European Film Awards janë edhe dy filma kosovarë që janë reko- manduar për nominim. Filmi “Babai” me skenar dhe regji të Visar Morinës, dhe filmi “Tri dri- tare dhe një varje” me skenar nga Zymber Kelmendi dhe regji nga Isa Qosja .

Në javët e ardhshme, mbi 3 000 anëtarë të Akademisë Evropiane të Filmit do të votojnë për nominimet në kategoritë e filmit evropian, regji, aktor, ak- tore dhe skenarist. Të nominu- arit do të shpallen më 7 nëntor në Festivalin e Filmit Europian në Sevilje të Spanjës, ndërsa juria prej shtatë anëtarëve do të vendosë për fituesit në kategoritë që parashihen nga European Film Awards.

Ceremonia e edicionit të 28-të të European Film Awards do të mbahet në Berlin, më 12 dhjetor.

Share.

Leave A Reply