“Moonlight” triumfon në Oscars

0

Si pasojë e ndërrimit të zarfeve gabimisht u lexua emri i filmit “La La Land” si fitues, por e gjithë kjo ishte një ngatërresë e madhe, sepse fituesi i vërtetë ishte “Moonlight”.
“Moonlight” tregon historinë prekëse të një djali të ri që ka vështirësi në gjetjen e vetëvetes. E treguar në tre kapituj, historia tregon jetën e djalit ndërsa ai provon ekstazinë, dhimbjen dhe bukurinë e të rënit në dashuri, ndërkohë që përballet me seksualitetin e tij.
“Moonlight” mori edhe Oscarin për skenarin më të mirë të përshtatur. Rreth vetes mblodhi disa shpërblime edhe filmi “La La Land”, që kishte plot
14 nominime, e arriti të fitoi 6 sosh.
“La La Land” mori Oscarin për dizajn produksionin më të mirë, atë për kinematografinë, për kolonën zanore e për këngën origjinale.
Damien Chazelle, regjisori i “La La Land”, u shpall regjisori më i mirë, kurse në kategorinë e saj, si aktorja më e mirë, triumfoi edhe protagonistja e këtij filmi, Emma Stone.
Në anën tjetër ,aktori më i mirë në rol kryesor u shpall Casey Affleck nga “Manchester by the Sea”, filmi i cili mori edhe Oscarin për skenarin më të mirë origjinal.
Për kostumografinë më të mirë u shpërblye filmi “Fantastic Beasts and Where to Find Them” kurse për makijazhin më të mirë “Suicide Squad”. Në anën tjetër, për editim u veçua “Hacksaw Ridge” ndërsa për editimin e zërit u shpërblye “Arrival”.
Si filmi me miksimin e zërit më të mirë u cilësua “Hacksaw Ridge”, kurse për efektet vizuale “The Jungle Book”. Në kategorinë e filmave të animuar triumfoi “Zootopia”, kurse mes filmave të shkurtër të animuar u veçua “Piper”.
Në kategorinë e dokumentarëve Oscar mori “O.J.: Made in America” kurse filmi më i mirë i shkurtër u shpall “Sing”. Në garën e filmave në gjuhë të huaj u shpërblye filmi “The Salesman”.
Por regjisori Asghar Farhadi nuk ishte i pranishëm. Ai bojkotoi ceremoninë Oscars si revoltë ndaj politikave të Trump ndaj refugjatëve. Në emër të tij u lexua një fjalim i shkurtë që ndër të tjera thoshte: “Më vjen keq që nuk jam me ju sonte.
Mungesa ime është nga respekti për njerëzit e vendit tim dhe ata të gjashtë vendeve të tjera, që janë përçmuar me ligjin çnjerëzor, i cili u ndalon migrantëve hyrjen në SHBA”. E gjithë ceremonia në Dolby Theatre, përjashtuar disa gafe, rrodhi normalisht dhe nuk munguan surprizat dhe thumbimet politike.

Share.

Leave A Reply