Ndërron jetë aktori i njohur John Hurt

0

Fituesi i çmimeve Bafta dhe një sërë trofesh prestigjioze, Sir John Hurt, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.
Ai njihet për rolet e tij në filma si “Alien”, “The Elephant Man” dhe “Harry Potter”. Roli i tij i fundit ishte në filmin “Jackie”, i cili tregonte jetën e Jackline Kennedy pas vrasjes së J. F. Kennedy.
Hurt luajti edhe në një seri filmash të “Harry Potter”, si krijuesi i shkopinjve magjikë, zotin Ollivander.
Vdekja e aktorit ka tronditur mjaft yje të kinematografisë, të cilët kanë shprehur keqardhjen e tyre për humbjen e një artisti të tillë.

Share.

Leave A Reply