Pas “Spectre”, aktori Xhevat Kelmendi edhe në një film kosovar 

0

Në shikim të parë duket mjaft i rrezikshëm e pamja e tij është ajo që e futi në botën e kinematografisë. Pamja prej një gangsteri bëri regjisorin Gerard Johnson që ta thërrasë në filmin e tij “Hyena”, film ky që i hapi dyert tashmë aktorit, Xhevat Kelmendit, t’i hyjë kësaj bote të artit, të cilën ndoshta nuk e kishte paramenduar. Xhevat Kelmendi deri më tani ka marrë pjesë në gjashtë filma, ku në të gjithë ka pasur rolet e gangsterit, mafiozit dhe bossit, si: spanjoll, rus etj. Ai ka luajtur përkrah aktorëve si: Bryan Cranston, Sean Bean, Christoph Waltz, Diane Kruger, Monica Belluc- ci etj., ku siç thotë ai, ka ndarë momente mbresëlënëse me të gjithë. Aktori Kelmendi tregon se do të jetë pjesë e një filmi kosovar.

“Jam në bisedë për një film në Kosovë, por nuk kisha dashur të bëjë publike diçka më shumë”, shprehet ai, duke shtuar se nuk ka shumë kohë ta ndjekë kinematografinë shqiptare, por që aktorët të cilët ka pasur rast t’i shohë i kanë lënë përshtypje të mira.

Share.

Leave A Reply