PriFest sjell 3 premiera botërore

0

Festivali më i madh Ndërkombëtar i Filmit në Kosovë PriFest, që do të ketë edicionin e 9-të në korrik, ka bërë publik programin e parë të filmave midis gjithsej 10 programeve të ndryshme që ka ky festival. Bëhet fjalë për programin garues të filmave Middle – Length (Metrazh i mesëm) që do të sjell për publikun gjithsej 13 filma nga mbarë bota, prej tyre 3 premiera botërore të cilat shfaqen për herë të parë para publikut Kosovar para se të shfaqen kudo në botë, si dhe 1 premierë ndërkombëtare, 1 premierë Europiane, 4 rajonal dhe të tjerat premiera Kosovare, të gjitha do të shfaqen për publikun për herë të parë.Festivali më i madh Ndërkombëtar i Filmit në Kosovë PriFest, që do të ketë edicionin e 9-të në korrik, ka bërë publik programin e parë të filmave midis gjithsej 10 programeve të ndryshme që ka ky festival. Bëhet fjalë për programin garues të filmave Middle – Length (Metrazh i mesëm) që do të sjell për publikun gjithsej 13 filma nga mbarë bota, prej tyre 3 premiera botërore të cilat shfaqen për herë të parë para publikut Kosovar para se të shfaqen kudo në botë, si dhe 1 premierë ndërkombëtare, 1 premierë Europiane, 4 rajonal dhe të tjerat premiera Kosovare, të gjitha do të shfaqen për publikun për herë të parë.“The kite that flies on its own”, film nga Gjermania, si dhe “Tisa” dhe “Once upon a time in Kosova” – filma nga Kosova janë titujt e premierave botërore të cilat do të shfaqen në programin Middle – Length, bashkë me projekte tjera nga vende të ndryshme të botës si nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra, Belgjika, Irani, Izraeli, Republika Çeke dhe nga Kosova.Të gjithë filmat në këtë program do të garojnë dhe vlerësohen nga juria ndërkombëtare për të marrë çmimin Silver Goddess (Hyjnesha e Argjendtë). Audienca e PriFest këtë vit nga data 13-20 Korrik, do të mund të shikojë filma në hapësirat e Teatrit Kombëtar (dy salla), Kinema nën qiellin e hapur te Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Kino ABC dhe në Kinemanë tjetër nën qiellin e hapur te Amfiteatri i Muzeut Kombëtar.1. KITE THAT FLIES ON ITS OWN, Gjermani, Premiere Botërore2. ONCE UPON A TIME IN KOSOVA, Kosovë, Premiere Botërore3. TISA, Kosovë, Premierë Botërore4. THE MIGHTY BIGORNE, Francë, Premierë Ndërkombëtare5. AVA IS GOING TO BE AN ORPHAN, Iran, Premiere Europiane6. CONFECTION, Britani e Madhe, Premiere Regjionale7. THE ISLAND, Republika Çeke, Premierë Regjionale8. SPARTA, Francë, Premirë Regjionale9. DOT, Gjermani, Premierë Regjionale10. NAKED, Israel, Premierë Kosovare11. LA FEMME ET LE TGV, Zvicër, Premierë Kosovare12. THE SUMMER MOVIE, Francë, Premierë KosovareTERRIER, Gjermani, Premierë Kosovare

Share.

Leave A Reply