Ramë Lahaj në mot debuton në Izrael me rolin e Faustit

0

Tenori shqiptar Ramë Lahaj ka paralajmëruar për paraqitjet e tij brenda vitit 2017, në skena të mëdha të shtëpive operistike nëpër shtete të ndryshme, ku e para për vitin 2017 është ajo e shfaqjes operistike “Faust”, ku Lahaj do të paraqitet pikërisht me rolin e Faustit, që do të prezantohet në Shtëpinë Operistike të Tel Avivit në Izrael.
Sipas faqes zyrtare të Shtëpisë Operistike në Tel Aviv, mësohet se kjo shfaqje do të paraqitet për tri mbrëmje përgjatë muajit mars, ku shfaqja e parë do të prezantohet më 6 për të vazhduar më pas më 7 dhe 9 mars. Po ashtu kjo faqe zyrtare ka potencuar suksesin e Ramës në skena të mëdha evropiane dhe më gjerë duke i përmendur edhe rolet e tij të shumta, kurse paraqitjen e tij në Tel Aviv e kanë specifikuar si paraqitje debutuese të Lahjat në Izrael.

Share.

Leave A Reply