Rita Ora konfirmon largimin nga “X Factor”

0

Lajmin se nuk do të jetë më pjesë e “X Factor” në Britaninë e Madhe e ka konfirmuar edhe vetë Rita Ora.
“Kam kaluar shkëlqyeshëm vitin e kaluar në X Factor dhe do të më mungojë ekipi”, ka shkruar ajo në Twitter.
Megjithëse nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së largimit nga ky spektakël, mësohet se prishja e raporteve me Simon Cowell është arsyeja që ajo braktisi karriken e jurisë.
Pjesë e këtij shou Rita Ora ishte përgjatë një viti.

Share.

Leave A Reply