Rita Ora me elemente shqiptare në albumin e ri

0

Mediat britanike raportojnë se albumi i ri i Rita Orës do të përfshijë edhe muzikë që do të luhet me instrumente nga Kosova, vendin e lindjes së këngëtares me famë botërore.
“Kam zgjedhur disa instrumente që e përfaqësojnë kombësinë timë, prej nga vij. Do t’i bëj bashkë ato (instrumente) dhe do e bëj këtë album që të më përfaqësojë personalisht sa më shumë që është e mundshme”, ka deklaruar Rita Ora.
Këngëtarja 25-vjeçare e lindur në Prishtinë është rritur në kryeqytetin britanik, Londër, prej ku e ka filluar karrierën ndërkombëtare. Albumi i saj i parë i lëshuar në qarkullim në vitin 2012 mbante titullin “Ora”, ndërsa pjesë e tij ka qenë edhe kënga “Shine Ya Light”, video spoti i së cilës është xhiruar në Kosovë.

Share.

Leave A Reply