Rita Ora shpërblehet me “Renowned Achiever Award”

0

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka bërë me dije se këngëtarja e njohur, Rita Ora, është shpërblyer me çmimin “Renowned Achiever Award” nga revista “Migrant Woman”.
Çmimin, në emrin e saj, e ka pranuar vetë Ambasadori, i cili tha se është ndjerë i nderuar që i është ofruar mundësia të pranojë këtë çmim në emër të superyllit Rita Ora, e cila nuk mund të ishte vetë e pranishme, e ndarë nga revista “Migrant Woman”, gjatë konferencës së saj vjetore në Londër.
“Çmimi prestigjioz ishte votuar me shumicë dërmuese nga publiku, në mesin e konkurrenteve të tjera të shquara si Amal Alamuddin”, ka thënë Greiçevci.
Çmimi “Renowned Achiever Award” jepet për dikë që nuk është lindur në Britaninë e Madhe por që ka arritur famë në fushën e vet, është model në vendin e saj të lindjes dhe ka ndikim artistik tek të tjerët si qytetar i respektuar britanik.

Share.

Leave A Reply