Së shpejti në kinema filmi ku luan Rita Ora

0

Historia romantike që u bë hit botëror do të vijë me vazhdimin e dytë më 10 shkurt të vitit 2017. Pas suksesit të “50 Shades of Grey”, do të vijë “Fifty Shades Darker”.
Në filmin e bazuar në librat e E. L. James, sërish në rolet kryesore janë Jamie Dornan dhe Dakota Johnson që luajnë rolet e Christian Grey dhe Anastasia Steel.
Vazhdimi i radhës do të vijë para Valentinit si dhuratë për të gjithë të dashuruarit.
Në film përsëri luan këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, që portretizon motrën e Grey.
Rolet i përsërisin edhe Marcia Gay Harden, Jennifer Ehle, Luke Grimes, Victor Rasuk, Eloise Mumford dhe Max Martini, ndërsa trupës së aktorëve iu bashkohen edhe Kim Basinger, Hugh Dancy, Bella Heathcote dhe Eric Johnson.

Share.

Leave A Reply