“Shok” kthehet me dy çmime nga festivali amerikan 

0

Filmi i bazuar në ngjarje të vërteta që kanë ndodhur në fund të viteve ’90, i realizuar nën regji të një britaniku, ka rrëmbyer dy trofe në një prej festiva- leve më të mëdha të filmit të shkurtër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Shok” i Jamie Donoughue, është shpërblyer me çmimin kryesor të ju- risë (Outstanding Live Action Short) dhe atë të audiencës në festivalin “DC Shorts International Film Festival”. Çmimet për “Shok” në këtë festival vijnë pas suksesit në “Aspen Shortfest”. Në muajin prill, në Aspen të Colora- dos ky film u dha premierë botërore dhe rrëmbeu tri çmime, “Best Drama”, çmimin special “Audience Recognition Award” dhe “Youth Jury Prize”. Regjisori Jamie Donoughue, pasi ka marrë lajmin për çmimet në festivalin amerikan, ka thënë se ky është një fil- lim i mbarë për filmin.

“Shok” në 21 minuta rizgjon kuj- timet për luftën e fundit në Kosovë nëpërmjet jetës së dy djemve dhe shoqërive të tyre.

Filmi që ka përfunduar xhirimet në nëntor të vitit të kaluar është bashkë- financim i Qendrës Kinematografike të Kosovës me producentin Harvey Ascott nga Britania e Madhe.

Share.

Leave A Reply