Shqipëria nominon filmin “Bota” për Oscar

0

Filmi shqiptar “Bota” është propozuar për t’u nominuar në kategorinë për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.

“Filmi i skenaristes Iris Elezi, e cila është edhe regjisore së bashku me bashkëshortin e saj të lindur në SHBA, Thomas Logoreci, endë të kaluarën dhe të tashmen në një histori të fuqishme dashurie dhe atraksioni”, shkruan portali i Hollywoodit. “Ngjarja zhvillohet në një humbëtirë e përdorur për të izoluar kundërshtarët e regjimit komunist”, shton portal.

“Filmi trajton historinë e Benit (Artur Gorishti), një kriminel i rëndomtë dhe tip donzhuani dhe të së dashurës së tij të re dhe të bukur Nora (Fioralba Kryemadhi), e cila është edhe kameriere në lokal, në një lag- je periferike të mbuluar nga plehrat, që shërben si një sfond i zymtë për një fabulë të pasur dhe krijuese, që të mbeten në mendje”, thekson hollywoodreporter.com.

Share.

Leave A Reply