Shuhet aktori i mirënjohur shqiptar

0

Aktori i mirënjohur shqiptar Lazër Filipi u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare.
Ai ishte një prej aktorëve më të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar. Gjithnjë aktiv deri në vitet e fundit të jetës, Lazër Filipi i takon brezit të atyre artistëve që themeluan teatrin shqiptar. Edhe pse kujtohet nga të gjithë për rolin e Leninit, kjo edhe për shkak të një ngjashmërie vizive me këtë të fundit, Lazër Filipi ka interpretuar dhjetëra role, fillimisht në teatër, në vepra kombëtare dhe kryevepra botërore e më pas në kinematografi, ku ka interpretuar karaktere, batutat e të cilëve janë bërë pjesë e së folurës së përditshme të shqiptarëve.

Share.

Leave A Reply