Tri shqiptare në mesin e femrave më të bukura në Zvicër 

0

Përveç Heidi Lushtakut, revista “Maxim” ka shpallur edhe Dorina Podrimjen dhe Kështjella Pepshin në listën e femrave më të bukura në Zvicër.

Revista me famë ndërkombëtare të shtunën ka shpallur edhe listën përfundimtare të 100 femrave më “hot”.

Përveç Heidi Lushtakut, për të dy- tin vit radhazi zgjidhet edhe mod- elja tjetër shqiptare e njohur në Zvicër, Dorina Podrimja.

“Jam e kënaqur dhe është nder për mua që më zgjodhën prapë sikur në 2014 ndër 100 femrat më të bukura nga Gjermania, Zvicra dhe Austria. Kjo për mua është një dëshmi se në fushën e modelimit vazhdoj të kam suksese”, ka thënë Dorina.

Pjesë e kësaj liste është edhe ish “Miss Universe Kosova” dhe kan- didatja për Parlamentin Zviceran, Kështjella Pepshi.

“Është kënaqësi e imja që të renditem nga revista më prestigjioze ‘Maxim’, një ndër femrat më të bukura dhe të suksesshme në Zvicër”, shprehet Kështjella.

Share.

Leave A Reply