Viti i suksesshëm i Elina Dunit

0

Këngëtarja shqiptare, Elina Duni, ka përmbyllur një vit të suksesshëm me koncerte anembanë botës, raporton albinfo.ch.
Ajo përmes një videoje të publikuar në llogarinë në “Facebook” ka zbuluar se ndër momentet më të mira të vitit 2016 ishte “Turi në Japoni”. Madje, ajo ka publikuar një film të shkurtër prej prapaskenave të aventurës japoneze të saj.
“Një nga momentet më të mira të 2016 ishte turneu ynë në Japoni. Këtu keni një film të shkurtët të qëndrimit tonë në më pak se 48 orë në Tokio. Faleminderit Kohei Yamaguchi dhe Ayumi-Frei Kagitani”, ka shkruar këngëtarja shqiptare Elina Duni.
Në vitin 2016 e përditshmja zvicerane “AZ” e ka radhitur këngëtaren shqiptare në krye të listës, që përmban 10 këngëtarët më të mirë të muzikës xhaz sipas kësaj medieje.
Duni gjatë vitit 2015 ka promovuar me një turne ballkanik në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Serbi albumin e saj të titulluar “Dallëndyshe”, i cili u cilësua nga gazeta britanike “The Telegraph” si një ndër albumet më të mira të muzikës xhaz dhe përmban 12 këngë. “Këngëtarja zvicerano-shqiptare kullon një ndjeshmëri të mrekullueshme në mënyrën se si këndon (jo në anglisht) në “Dallëndyshe””, është përshkrimi që i ka bërë e përditshmja angleze Dunit.

Share.

Leave A Reply