Kodi zgjedhor i dëmton partitë e spektrit politik shqiptar

0

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të parashikuara të zhvillohen në tetor të këtij viti do të mbahen me kodin e vjetër zgjedhor. Ky kod i dëmton partitë e spektrit politik shqiptar, të cilëve u mohohet veprimi afirmativ dhe përfaqësimi autentik në parlament. Ata vlerësojnë se komunitetit shqiptar i takojnë më shumë vende në Parlamentin e Malit të Zi pasi janë 5% e popullsisë në shkallë vendi

nazif cungu

 

Nazif Cungu,  shpreh paknaqësi me ligjin zgjedhor, të cilin sipas tij, partitë politike shqiptare e kanë kundërshtuar. “Partitë politike shqiptare kanë votuar kundër këtij ligji pasi e kanë konsideruar të disfavorshëm dhe nuk është në harmoni me Kushtetutën e Malit të Zi.” Cungu thekson se “ më parë kemi pasur të përcaktuara 5 mandate dhe kjo është dashur të përcillet edhe në kodin zgjedhor”.

fatmir gjeka

 

Fatmir Gjeka thekson se “Kodi zgjedhor i ka dëmtuar shqiptarët dhe këtë e dëshmon fakti se në zgjedhjet e fundit e kemi humbur më së paku një deputet.” Në këtë kuadër ai vë në dukje se deputeti shqiptar kushton më shumë se të gjithë deputetët e tjerë që zgjedhen në Mal të Zi

mehmet zenka

 

Mehmet  Zenka kritikon partitë politike shqiptare që, sipas tij, nuk arritën të bëjnë një platformë të përbashkët. “U bënë disa takime dhe menjëherë u la në harresë kjo nismë pasi i rregulluan pozitat e veta në qeverinë malazeze”, thotë Zenka

a.s.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “726” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply