Arti është pjesë e pandarë e jetës time

0

img_0812 Edimg_0809uard Lleshaj është një piktor profesionist me origjinë nga Kosova por që nga periudha e luftës ai jeton në Mal të Zi, Malësi. Pasioni i tij për artin e bukur pamor është rrënjosur që në vitet e hershme të fëmijërisë së tij, konkretisht që nga koha kur ndiqte klasët e para të shkollës fillore, vizatimet e të cilit veçoheshin dhe vlerësoheshin nga të gjithë bashkëmoshatarët e tij të klasës.
Eduardi që në këtë periudhë të jetës e donte shumë artin, ishte i përkushtuar pas artit dhe kishte shumë kurajë që imagjinatën e tij ta evidentojë përmes vizatimeve të ndryshme.
Pas përfundimit të shkollës fillore, me të regjistruar në gjimnaz, ai nga të gjitha lëndët e plan-programit mësimor e veçonte lëndën e artit figurativ në të cilën jo vetëm që kishte notë maksimale por dhe një mjeshtëri të rrallë e cila e bënte atë të veçuar nga shokët/shoqet e tjera të klasës për mënyrën se si ai bënte art. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “739” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply