Krijues me stil të veçantë origjinal

0

Duke lexuar poezitë e Ademit shohim se sa lehtë vjen ritmika dhe niveli ideo-artistik, në brenditë e tyre shihet origjinaliteti, besueshmëria, freskia e ndjenjave për kohën kurdo dhe kudo është gjendur ky poet i veçantë

Haxhi Lajçi

Një ndër shkrimtarët e veçantë është Adem Kurpeja nga fshati Sregjan i komunës së Rozhajës. Është i veçantë për shkakun se ka një talent të lindur në shkrimin e poezive tradicionale të popullit boshnjak-mysliman, por jo vetëm poezive.
Adem Kurpeja u lind më 24 maj 1952. Shkollën fillore e ka kryer në fshatrat Prapaçan dhe Kryshec të komunës së Deçanit në Kosovë. Në kohën kur familja e tij jetonte në këtë fshat, ai mësoi gjuhën shqipe. Atje Ademi u martua me një shqiptare nga fshati Dujakë e Gjakovës. Edhe pse me përkatësi boshnjake, e flet shumë bukur gjuhën shqipe. Gjuhën amtare shqipe e flasin të gjithë fëmijet e Ademit. Pastaj familja u kthye në Rozhajë, në vendlindje, ku kreu shkollën e mesme, Dega e përpunimit të drurit.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “765” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply