Malli për Ulqinin

0

Vështirë ta paramendosh që një njeri nga këto treva të shkojë deri në Zelandën e Re, me dy fëmijë të vegjël. Vështirë ta imagjinosh edhe sot, e jo më në ato kohë të viteve ‘70 të shekullit të kaluar

Ismet Karamanaga

Vështirë të shkruash për mërgimtarët, për njerëzit tanë të cilët tash një kohë të gjatë, posaçërisht nga mesi i shekullit të kaluar, me shumicë filluan ta lëshojnë vendlindjen. Vështirë, pasi që shumë mërgimtarë u integruan në shtetet ku shkuan për punë, ku edhe gjetën punë dhe kushte më të mira të jetesës.
Para disa vitesh filluan të vinin në vendlindje në Ulqin, për të kaluar një pjesë të pushimeve të tyre. Mirëpo, çka është më tragjike, shumë nga fëmijët e tyre, të cilët rriten dhe shkollohen atje, posaçërisht ata nga Australia dhe Amerika, në vendlindje të prindërve të tyre vijnë rrallë ose asnjëherë. Natyrisht, mjedisi, kushtet ekonomike, i kanë larguar edhe më shumë nga vendlindja e prindërve të tyre.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “755” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply