Njeri me autoritet që gëzon respekt të posaçëm

0

Shyqyriu ka filluar si marinar, pastaj edhe si kapedan i anijeve që kanë lundruar përgjatë brigjeve të Adriatikut. Ai ka punuar dhe ka naviguar në kompaninë ”Dalmatinska plovidba” në detin e Kroacisë, një kohë të gjatë, për më shumë se 11 vite. Dy vjet ka naviguar edhe në anije tejoqeanike, pastaj kthehet në vendlindje dhe punësohet në Adë, ku punoi 30 vite, duke filluar nga kohët e arta të turizmit tonë dhe më vonë në kohën e tranzicionit, deri te pensionimi në vitin 2007

Ismet Karamanaga

Shyqyri Kahari është një figurë interesante nga Rana e Ulqinit. Që një kohë të gjatë jeton në një banesë afër Komunës së Ulqinit, mirëpo gjenet dhe gjaku nga Rana, barkat, sanallat, peshku dhe deti e shtyjnë që për çdo ditë, sa i çelën sytë, të ulet në Ranë.
Rana është magneti i cili i tërheq të gjithë ata që kanë lindur në shkumbën e detit, që ta fillojnë ditën në Ranë. Kafja e parë në kafenetë buzë detit, biseda me peshkatarët dhe “gjonja” e peshkut, dhe shëtitja deri në orët e pasdites. Pastaj prapë në Ranë dhe kështu një cikël i cili nuk ndërrohet kurrë, deri në fund të jetës së tyre.
Shyqyriu i takon fisit të madh Kahari nga Rana jonë e bukur. Babai i tij, Musa Kahari, ka qenë detar dhe ka pasur një familje të madhe dhe të shëndoshë. Shyqyriut, si më të madhit prej fëmijëve, i ka takuar edhe barra më e madhe pasi që është dashur si i ri të punësohet në barka në det për të naviguar që t’i ndihmojë familjes. Në një familje të madhe me 9 fëmijë, nuk ka qenë lehtë të mbijetosh, në veçanti në kushtet e vështira të asaj kohe. Kjo familje ka jetuar një kohë edhe në Kala dhe mua më kujtohet zonja Sabrije, e cila me të vërtetë ka qenë “kapedani“ i kësaj familjeje.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “768” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply