Që e vogël kishte si ëndërr të bëhej poete

0

Katarina Berishaj është 30vjeçe, jeton dhe vepron në SHBA. Shkollën e lartë e mbaroi në Nju Jork, ku dhe diplomoi në degën “Business Marketing”. Ajo është shumë e pasionuar pas shkrimeve. Ndër shkrimet e tjera i kushtoi një libër edhe vëllait të saj të ndjerë, Kastriot Nikprelaj, i cili vdiq në moshë të re. Këtë libër ajo e shkroi me shumë mall dhe emocione shpirtërore. 

Katarina Berishaj u lind dhe u rrit në Kosovë. Familja e saj vendoset të transferohet në SHBA si shumë familje të tjera shqiptare. Ëndrra e Katarinës ishte që ajo një ditë të bëhet poete, e po ashtu edhe autore e ndonjë libri. Ajo punoi shumë në këtë drejtim, dhe u fokusua më së shumti tek poezia, kështu që ëndrra e saj u bë realitet. Natyrisht se me shpërnguljen në SHBA hasi në vështirësi me gjuhën angleze, por ajo e kaloi atë pjesë me sukses, kështu që perfeksionoi gjuhën dhe filloi dita ditës t’ i përkushtohet shkrimeve dhe të rritet në profesion si shkrimtare.       Shtjefën Ujkaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “803” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply