Talente e rrallë, me suksese dhe çmime të njëpasnjëshme

0

Violinistja e re dhe e talentuar nga Malësia Dea Nicaj

Malësia si zonë e cila ndër vite është shquar për talente të shumta në fusha të ndyshme, vijon të prodhoj talent të rinj që kanë të ardhme premtuese dhe të ndritur. E tillë është e reja nga Malësia Dea Nicaj e cila deri më tani ka arritur suksese të jashtëzanoshme në fushën e muzikës klasike, përkatë- sisht në instrumentin e violinës. Dea-n ishte vetëm 7 vjeçare kur për herë të para ekzekutoi përpara auditorit të SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz kurse në moshën 8 vjeçare arriti të vlerësohet nga juria me çmimin“Lira e Artë”. E apasionuar dhe e nxituar nga vëllai i saj Martini i cili po ashtu ka korrur shumë suksese në këtë fushë, Dea iu përku- shtua me gjithë forcën e shpirtit këtij instrumenti unik dhe më të dashur për të. E telantuara Nicaj krahas suksesit të shkëlqyer që arriti në shkollën nëntëv- jeçare duke u vlerësuar me të gjitha notat maksimale në të gjitha lëndët,

dhe duke u veçuar si nxënësja më e mirë e gjeneratës, ajo po të njëjtin sukses e arriti edhe në fushën muziko- re. Dashuria për këtë instrumet asaj i lindi që në moshën 6 vjeçare. E pytur nga Koha Javore se çfarë mbresash ka Dea nga ngjitja për herë të parë për- para auditorit, ajo u shpreh “Për herë të parë kam ekzekutuar në manifestimin shkollor kur ndjekja mësimin në shkollën fillore dhe publiku përherë më ka pranuar mirë pasi edhe mosha e vogël së bashku me tinguj të violinës bëheshin shumë tërheqes për audi- encën. Vëllai Martini ishte motivimi im i fuqishëm të ndjek këtë rrugëtim, pasi ai si udhërrëfyes për këtë instrument nga sukseset e arritura siç ishte vendi i tretë në garat ndërkombëtare në Beo- grad, u frymëzova dhe u fukusova për- fundimisht edhe unë tek violina pasi më parë luaja edhe në piano kurse vëllai në violinë”, u shpreh Nicaj. Për

Dea-n ndjesia më mbreslënëse dhe më interesante ishte kur në moshën vetëm 8 vjeçare në festivalin e muzikës klasike në Kotor arriti të “rrëmbej”çmimin Lira e Argjendë. “Për mua garat e para dhe çmimi që sapo për- mendet, ishin një hapje e horizontit dhe pasqyrë reale e aftësive të mia. Për t’u marr me këtë profesion duhet mund dhe përkushtrim i madh, pran- daj edhe unë punoj jashtëzakonisht shumë dhe vlerësimet nuk mungo- jnë”, theksoi Nicaj. Dea posedon talent shumëdimensional duke ekzekutuar kështu si soliste, në duo, trio dhe në grup orkestral, mirëpo siç pohon Dea, ekzekutimi solo kërkon më tepër punë dhe mund por sidoqoft të gjitha për të talentuarën Dea e kanë bukurinë e tyre. E pyetur se si e shikojnë bashkë- moshatarët e saj në shkollë për arritjet e saja në artin muzikor në këtë moshë akoma minore, ajo thekson ”Shoqëria

dhe trupi arsimor ku mësoj më respekton shumë dhe kemi raporte të shkëlqyra. Edhe shoqëria që kisha në fillore më vlerësonin dhe më mbështesnin tejmase, për ç’gjë i falenderoj dhe ju them se i dua shumë edhe pse nuk jemi më në të njëjtat banka shkollore”, u shpreh e talentuara Dea Nicaj. Dea-n tani sapo ka mbaruar vitin e parë të shkollës së mesme të muzikës “Vasa Paviq” në Podgoricë ku vazhdon gjith- një të tregoj suksese dhe rezultate të jashtëzanoshme në këtë drejtim. Ajo ndër vite krahas pjesmarrjeve dhe garava brenda vendit, ka qenë pjesë e evenimenteve të rëndësishme muzikore rajonale e ndërkombëtare ku edhe atje është shpërblyer me çmime të larta. Në vitin 2009-të shpërblehet me lirë të artë në festivalin e 26-të në Kotor, në vitin 2010 fitoi lirën nga bakri, në festivalin e 27-të lirën e sërmit, në vitin 2014-të në festivalin për fëmijë në Herceg Novi po ashtu fitoi lirën e arg- jendë. Për Dean çmimi i vitin 2014-të ishte çmimi kur asaj i dhanë bindje se violina është dashuria më e madhe e jetës së saj, për të vijuar përsëri të fitoj vendin e tretë në gara ndërkombëtare në Shkodër ku u shpërblye me çmim-

in “Pjetër Gaci” e ku u bë e njohur për jurinë profesionale nga Belgjika, Italia e Tirana të cilën edhe e vlerësuan për çmim, si dhe çmimin e dytë në konkur- sin “Tirana Talent 2015”. Të gjitha çmi- met e fituara për për Dean përbëjnë inkurajim që në vazhdim të punojë edhe më fuqishëm në fushën e artit muzikor. Urojmë që rrugën e Dea-s të ndjekin edhe shumë bashkëmosha- tar/e të saj që një ditë të spikasin dhe të jenë ekspert në fusha të ndyshme, që të japin kontributin e tyre maksimal që Malësinë ta avancojnë në çdo sferë. t.u

Share.

Leave A Reply