Drejtuesit e shtetit shqiptar dënojnë ashpër vrasjen e policit në Lazarat

0

Tiranë, 24 qershor – Drejtuesit e shtetit shqiptarë kanë dënuar ashpër vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e dy të tjerëve sot në Lazrat, gjatë një operacioni policor për ndalimin e disa personave në këtë zonë. Njëkohësisht drejtuesit e shtetit dhe politikës kanë shprehur ngushëllime për humbjen e jetës të efektivit Ibrahim Basha. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani nëpërmjet një deklarate për shtyp shprehet se po ndjek me shqetësim ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në fshatin Lazarat, ku ka humbur jetën Ibrahim Basha, efektiv i forcave speciale RENEA, dhe ku janë plagosur dy efektivë të tjerë.

“Kreu i Shtetit ngushëllon familjen e të ndjerit Basha për humbjen e rëndë si dhe i gjendet pranë të gjithë familjarëve e të afërmve në këtë ditë të rëndë për ta, ndërkohë që u uron shërim të shpejtë policëve të plago- sur. Presidenti Nishani dënon aktin kriminal dhe u kërkon autoriteteve ligjzbatuese që në mënyrë profesionale të bëjnë zbulimin e menjëher- shëm të këtij krimi dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve, duke u bërë njëkohësisht thirrje për qetësi qytetarëve të Lazaratit në këto momente të vështira”- thuhet në një njoftimin zyrtar publikuar nga Presidenca e Shqipërisë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, ka vizituar Spitalin Ushtarak në Tiranë ku po trajtohen dy punonjësit e policisë të plagosur në Lazarat, me iniciale J.I. dhe P.H, ku sipas burimeve policore mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Rama e ka konsideruar këtë ng- jarje si një ditë zie për policinë e shte- tit, duke shprehur edhe ngushëllimet për familjen e efektivit Basha.

Spitalin Ushtarak e kanë vizituar edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri dhe ai i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Ndërkohë në fshatin Lazarat ndodhen drejtues të lartë të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe po vijon operacioni për kapjen e personave të armatosur. Ndërkohë policia ka ndaluar shteta- sin Xhulio Malo, i cili në automjetin e tij janë gjetur arsenal armësh dhe po hetohet. Policia ka shoqëruar 7 shtetas nga fshati Lazarat për të verifikuar nëse kanë lidhje me ngjarjen e rëndë. Kujtojmë se sot nga ambientet e një shtëpie në Lazarat është qëlluar në drejtim të forcave të policisë, ku ka mbetur viktimë efektivi i policisë, Ibrahim Basha. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një aksioni policor për ndalimin e per- sonave që kanë qëlluar me armë zjarri në Lazarat, gjatë orëve të mesnatës në qendër të këtij fshati.

Fshati Lazarat rreth një vit më parë ishte në qendër të vëmendjes pasi Policia Shqiptare ndërmori një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Gjatë këtij operacioni që zgjati disa ditë u arrestuan një numër i madh personash, dhe u asgjësuan sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, e kultivuar në këtë fshat.

Share.

Leave A Reply