Koalicioni i majtë fiton shumicën e bashkive

0

Aleanca e majtë për Shqipërinë Europiane, e udhëhequr nga Partia Socialiste në pushtet, arriti të marrë shu- micën në 45 bashki në gjithë Shqipërinë, ndonëse Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, e udhëhequr nga Partia Demokratike, arriti të marrë disa bashki që njihen si bastione të së majtës

Të dielën në Shqipëri janë zhvilluar zgjedhjet vendore për 61 bashki, ku e majta ka arritur të fitojë shumicën dërmuese apo 45 bashki, kurse koal- icioni i djathtë 15 bashki.

Në bazë të hartës së re administrative territoriale, Shqipëria është ndarë në 61 njësi vendore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja në votime ka qenë 47.89%.

Risia e këtyre zgjedhjeve është se për herë të parë shtatë zonja do të jenë kryebashkiake.
Aleanca e majtë për Shqipërinë Eu- ropiane, e udhëhequr nga Partia Socialiste në pushtet, arriti të mar- rë shumicën në 45 bashki në gjithë Shqipërinë, ndonëse Aleanca Pop- ullore për Punë dhe Dinjitet, e ud- hëhequr nga Partia Demokratike, arriti të marrë disa bashki që njihen si bastione të së majtës.

Gara për Tiranën, ka qenë e ashpër në fushatë, por nga numërimi i votave kandidati i majtë Erion Veliaj, rezulton me një diferencë të theksueshme ndaj rivalit demokrat Halim Kosova. Lëvizja Socialiste për Integrim, e ud- hëhequr nga Ilir Meta, ka fituar si koa- licion, por jo si parti, pasi kandidatët e saj në bashkitë e Pogradecit, Vorës, Lezhës, Kukësit e Mallakastrës, kanë humbur përballë kandidatëve të së djathtës.

Surprizë ka qenë edhe partia e mi- noritetit grek për Ardhmërinë, MEGA, e cila ka fituar bashkinë e Finiqit në qarkun e Vlorës.

Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR, ka publikuar edhe raportin paraprak të zgjedhjeve.

Ambasadorja Audrey Glover, drejtuese e vëzhguesve, tha se fushata ishte e qetë dhe tonet e saj ishin më të qeta se më parë, por “mungoi vull- neti politik për të zbatuar ligjin dhe politizimi i institucioneve minoi pro- cesin zgjedhor”.

“Pati një sjellje të qartë ndërmjet kan- didatëve. Fushata e qetë. Toni i fush- atës në përmirësim, në krahasim me zgjedhjet e kaluara.”

Për herë të parë, është kritikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një raport të vëzhguesve ndërkombëtarë, për politizim diskutimesh dhe pasojat e kundërligjshme të tyre.

Për vetë ecurinë e zgjedhjeve, zonja Glover tha se ishin pozitive, por janë vënë re edhe disa problematika gjatë procesit, siç është votimi në grup apo grupe simpatizantësh në hyrje të qen-

drave të votimit, të cilët penguan apo ndikonin te votuesit.
Ndërsa Stewart Dickens, kreu i delegacionit të Kongreseve të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale në KE, u shpreh në fjalën e tij se akuzat për blerje votash do të analizohen me kujdes në raportin e tetorit në Strasburg.

Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë ka përgëzuar qytetarët që kanë ushtruar të drejtën e votës.
“U bëjmë thirrje institucioneve demokratike të sigurojnë çertifikimin e shpejtë dhe tërësor të rezultateve. Votimi ditën e zgjedhjeve nuk pati in- cidente madhore apo akte dhune. Ne i bëjmë jehonë gjetjeve paraprake të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore dhe ndajmë shqetësimet e tyre për blerjen e votave, pretendimet për presione mbi votuesit, institucionet

e politizuara zgjedhore dhe parregullsi të tjera”, thuhet mes tjerash në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, ka deklaruar se zbatimi i kuadrit ligjor gjatë zgjedhjeve lokale nuk ka qenë perfekt dhe se partitë duhet të marrin masa për kritikat e bëra nga ODIHR. Lidhur me kandidatët me të shkuar kriminale, Fleckenstein tha se presioni i BE-së dhe SHBA-ve mund të ketë funksionuar, por u takon qytetarëve shqiptarë të mos votojnë për të tillë kandidatë.

Ai ka shtuar se testi i zgjedhjeve nuk zëvendëson pesë kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

(Europa e Lirë)

Share.

Leave A Reply