Mali i Zi dhe Shqipëria, krah për krah në sfidat rajonale dhe globale

0

Duke e uruar për firmosjen e Protokollit të anëtarësimit mes ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s dhe Malit të Zi, Meta e siguroi kryeministrin Gjukanoviq se Kuvendi i Shqipërisë do të jetë parlamenti i parë që do të ratifikojë anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior

Tiranë – Në kuadër të zhvillimit të punimeve të Sesionit Plenar të Pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që u mbajt në Tiranë, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti të hënën kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Në njoftimin për shtyp të zyrës së kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë thuhet se Meta e falënderoi kryeministrin Gjukanoviq për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe duke e uruar për firmosjen së fundmi të Protokollit të anëtarësimit mes ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s dhe Malit të Zi, e siguroi kryeministrin Gjukanoviq se Kuvendi i Shqipërisë do të jetë parlamenti i parë që do të ratifikojë anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior.

i.k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “717” të revistës Koha Javore

 

Share.

Leave A Reply