20 medalje dhe dy trofe

0

Garuesit e këtij klubi kanë fituar tetë medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe gjashtë medalje të bronzta, në dy disiplina – kyorugi (ndeshje) dhe poomsae (forma). Në renditjen përfundimtare, KT “Ulqini” zuri vendin e dytë në kategorinë e kadetëve të rinj dhe vendin e tretë në disiplinën e formave, duke u shpërblyer me dy trofe

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka fituar 20 medalje dhe dy trofe në Turneun ndërkombëtar “Korçulla Open” 2018, i cili gjatë dy ditëve të fundjavës është zhvilluar në këtë ishull të Kroacisë.
Garuesit e këtij klubi kanë fituar tetë medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe gjashtë medalje të bronzta, në dy disiplina – kyorugi (ndeshje) dhe poomsae (forma).
Në deklaratën për shtyp të KT “Ulqini” theksohet se të suksesshëm në disiplinën kyorugi ishin Arta Ismailaga, Amella Nuti, Enis Kurti, Merisa Malokraja, Amar Bakalli, Medina Kanaqeviq, Sara Kraja, Harun Dervishi dhe Amra Dushku, kurse në disiplinën e formave Amra Dushku, Medina Kanaqeviq, Sumeja Bisha, Dion Mustafa, Bledar Kasmi, Sara Kraja, Enes Dushku, Vesa Dervishi dhe Arta Ismailaga.
Në renditjen përfundimtare, KT “Ulqini” zuri vendin e dytë në kategorinë e kadetëve të rinj dhe vendin e tretë në disiplinën e formave, duke u shpërblyer me dy trofe.
“Ulqini” është përfaqësuar me 17 garues në të dyja disiplinat, ndërsa sipas organizatorit të turneut, KT “Forteca” – Korçullë, në turne kanë marrë pjesë 274 garues të 28 klubeve nga tetë shtete.
Drejtuesit e KT “Ulqini” falënderojnë prindërit e garuesve të tyre për përkrahjen dhe sponsorët të cilët ua lehtësuan udhëtimin dhe i mbështetën për të marrë pjesë në këtë aktivitet sportiv.
(Kohapress)

Share.

Leave A Reply