32 kombëtare luftojnë për titull

0

32 ekipe, të ndara në tetë grupe, përfshirë edhe vendin pritës, marrin pjesë në ngjarjen më të madhe sportive të vitit. Ato do të zhvillojnë 64 ndeshje gjatë 32 ditëve sa zgjat Botërori. Kupa e Botës “Rusi 2018” mbahet në 12 stadiume, në 11 qytete, duke filluar nga Kaliningrad në perëndim, deri në Ekaterinburg në lindje. Në kryeqyteti rus, Moskë, do të organizohet ndeshja finale më 15 korrik 2018

Me ceremoninë solemne madhështore dhe me ndeshjen ndërmjet nikoqirit të Kampionatit Botëror, Rusisë, dhe Arabisë Saudite, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin e thellë, 5-0, të enjten mbrëma në stadiumin “Luzhniki” në Moskë ka filluar edicioni i 21-të i Botërorit “Rusi 2018”.
32 ekipe, të ndara në tetë grupe, përfshirë edhe vendin pritës, marrin pjesë në ngjarjen më të madhe sportive të vitit. Ato do të zhvillojnë 64 ndeshje gjatë 32 ditëve sa zgjat Botërori. Kupa e Botës “Rusi 2018” mbahet në 12 stadiume, në 11 qytete, duke filluar nga Kaliningradi në perëndim, deri në Ekaterinburg në lindje. Kryeqyteti rus, Moska, do të organizojë ndeshjen finale më 15 korrik 2018. Moska është edhe shtëpia e stadiumit më të madh “Luzhniki”, me kapacitet prej 80 000 vende.
FIFA ka bërë me dije më herët se një total prej 400 milionë dollarësh do të ndahet mes pjesëmarrësve në Kupën Botërore 2018.
Kjo është hera e parë që kampionati bëtëror zhvillohet në Evropën Lindore, pasi Rusia bëhet vendi i tetë evropian që organizon turneun. Përzgjedhja e Rusisë e bën atë vendin më të madh nga pikëpamja gjeografike ku do të zhvillohet ky kompeticion. Ndërsa Katari, ku do të zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit në vitin 2022, do të bëhet vendi i parë i Lindjes së Mesme, por edhe vendi më i vogël gjeografikisht ku do të mbahet ky kompeticion.
Çmimet e biletave për ndeshjet variojnë nga 20 dollarë amerikanë, për kategorinë më të ulët për një ndeshje të grupit të hershëm, në më shumë se 1 000 dollarë për kategorinë më të lartë për finalen.
Ngjarja pritet të tërheqë një milion e gjysmë tifozë në Rusi dhe një audiencë televizive globale prej mbi tre miliardë shikuesish.
Fituese e Kupës së Botës në vitin 2014 ka qenë Gjermania, e cila në finale ka mundur Argjentinën.

Share.

Leave A Reply