Cetina ka befasuar Otrant Olimpikun në Ulqin

0

Futbollistët e Cetinës kanë surprizuar të gjithë dashamirët e futbollit në Ulqin. Ata të dielën morën një fitore 2 me 0 shumë të rëndësishme ndaj skuadrës favorite Otrant Olimpikut, duke siguruar tri pikë të papritura në ndeshjen e javës së nëntëmbëdhjetë të Ligës së Dytë futbollistike të Malit të Zi.
Vendasit me këtë humbje të befasishme kanë vështirësuar pozitën e tyre në tabelën e klasifikimit , duke u rënditur në vendin e katërt me 25 pikë , 12 më pak se kryesuesi skuadra e Komit. (Gj.Gjonaj)  

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “756” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply