Dy Koretë nën një flamur, sporti sfidon politikën

0

Në këto lojëra u shkrinë marrëdhëniet ndërmjet Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut pasi ato vendosën të kenë një ekip të përbashkët në hokei. Në ceremoninë e hapjes parakaluan së bashku të dyja Koretë, e Jugut dhe e Veriut, nën një flamur të vetëm

Lojërat e 23-ta Dimërore Olimpike kanë ngritur siparin në arenat e “Pyeongchang”-ut të Koresë së Jugut, me një ceremoni vërtet spektakolare të premten mbrëma, e cila kishte në thelb temën e paqes, në këtë vend mes dy Koreve.
Në praninë e 35 mijë spektatorëve në Stadiumin Olimpik, në një temperaturë -12 gradë, në orën 20:00 me orën lokale kur po zhvillohej ceremonia, kanë parakaluar të 92 shtetet pjesëmarrëse. Në fund të ceremonisë parakaluan së bashku të dyja Koretë, e Jugut dhe e Veriut, nën një flamur të vetëm.
Lojërat zhvillohen nga data 9 deri më 25 shkurt, në dy vende kryesore, Alpensia, vendpushim malor, dhe Gangneung në bregdet. Ndërkohë që të vendosurit në Gangneung janë në temperatura të ngrohta, 6-22 gradë Celsius, shkulmet e erës në rajonin malor e çojnë të ftohtin në minus 25 gradë Celsius. Kjo do të thotë se këto Lojëra e tejkalojnë të ftohtin e Lojërave të mbajtura në Norvegji, në vitin 1994, me temperatura nën 11 gradë Celcius.
Në këto lojëra u shkrinë marrëdhëniet ndërmjet Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut pasi ato vendosën të kenë një ekip të përbashkët në hokei, ndërkohë që ka pasur polemika për 169 sportistë rusë të vendosur për të konkuruar si neutralë.
Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe ekipet olimpike të Shqipërisë dhe Kosovës. Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike Dimërore me vetëm dy sportistë skiatorë: Erjon Tola dhe Suela Mëhilli, kurse Kosovën e cila debuton në Lojërat Olimpike, në këtë Olimpiadë e përfaqëson skitari Albin Tahiri.
Mediat vendase shkruajnë se rreth 28 700 policë janë mobilizuar për këto lojëra, për t’u ofruar sportistëve dhe spektatorëve siguri maksimale.
Kjo është hera e parë që Lojërat Olimpike Dimërore mbahen në Korenë e Jugut.15

Share.

Leave A Reply