Fatos Beqiraj te Mechelen në Belgjikë

0

Kontrata e sulmuesit me klubin belg është e vlefshme deri në vitin 2021. Beqiraj do të ketë punë të vështirë në Belgjikë pasi që klubi i tij i ri është në pozitën e 15-të dhe kërkon shpëtimin këtë edicion. Në Mechelen ai do të bartë fanellën me numrin 19

Sulmuesi i njohur pejan dhe lojtari i Përfaqësueses së Malit të Zi në futboll, Fatos Beqiraj, është larguar nga Dinamo e Moskës për ta vazhduar karrierën në Belgjikë te Mechelen.
29-vjeçari Beqiraj është prezantuar para medieve belge me disa transferime të reja të ardhura në klub.
Mësohet se kontrata e sulmuesit me klubin belg është e vlefshme deri në vitin 2021.
Beqiraj edicionin e fundit ka qenë pjesë e Dinamos së Moskës me të cilën ka zhvilluar gjithsej 60 ndeshje, ndërsa rrugën e rrjetës e ka gjetur plot 13 herë.
Beqiraj karrierën e ka filluar te klubi Shqiponja, ndërsa më pas kishte kaluar te Besa ku kishte bërë edhe emër. Pas Besës kaloi te Buduqnosti i Podgoricës, ku shkëlqeu dhe vendosi ta veshë edhe fanellën e kombëtares së Malit të Zi.
Beqiraj pastaj ka luajtur për Dinamon e Zagrebit disa sezone, për të kaluar edhe një vit në Kinë te Changchun Yatai.
Sulmuesi luajti në Bjellorusi te Dinamo Minsk për të kaluar pastaj te Dinamo e Moskës.
Beqiraj do të ketë punë të vështirë në Belgjikë pasi që klubi i tij i ri është në pozitën e 15-të dhe kërkon shpëtimin këtë edicion.
Në Mechelen ai do të bartë fanellën me numrin 19.

Share.

Leave A Reply