Fillim i mbarë i një sporti të ri për Malësinë

0

Numri i të regjistruarve në këtë shkollë do të rritet në vazhdim pasi interesimi është i lartë. Trajneri është profesionist dhe jo i rëndomtë për këtë sport pasi të tillë kemi shumë pak trajnerë në të gjithë Malin e Zi. Dy muajt e parë kjo shkollë për femra do të jetë falas sepse në synojmë që edhe femrat të fillojnë t’i hyjnë këtij lloj sporti dhe të integrohen në mënyrë të barabartë sikurse edhe meshkujt.

Tuz – Në Malësi para një muaji është hapur Shkolla a Parë e Tenisit, një sport ky elitar por i ri dhe i munguar në trevën e Malësisë. Themelimi i kësaj shkolle private është realizuar me iniciativë të Z. Pashko Dedvukaj, një sportist i suksesshëm me një përvojë disavjeçare në sportet marciale duke qenë se në Malësi fatkeqësisht nuk kemi asnjë të tillë, qoftë publike apo private. Në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, Dedvukaj vë në dukje se pse vendosi të hap një shkollë të tillë në Malësi e cila është mirëpritur në një masë të gjerë nga të gjitha moshat, fëmijët e të rriturit. “Duke qenë se në Malësi nuk kemi pasur një shkollë të këtij lloj sporti, e duke u lodhur çdo ditë t’i dërgojmë fëmijët në Podgoricë për të ushtruar këtë sport, mendova që e kemi të nevojshme një shkollë të tillë edhe ne në Malësi. I nxitur nga këto rrethana, definitivisht e realizova këtë ide, duke e hapur këtë shkollë tenisi e cila punon në kushte optimale dhe bashkëkohore e që në vazhdim do të modernizohet dhe do të pajiset me të gjitha mjetet e nevojshme për ushtrimin e këtij lloj sporti”, u shpreh Dedvukaj. t. u.

Share.

Leave A Reply