Interesimi për këtë sport gjithnjë në rritje

0

Interesimi i femrave është shumë i madh kur bëhet fjalë për ushtrime në grup por edhe për trajnimet individuale. Ushtrimet zhvillohen 6 herë në javë të ndara në dy lloje, njëra nga ato e ka ritmin pak më të lehtë, ndërsa tjetra është shumë intensive dhe aty mund të ushtrojnë vetëm femrat që kanë më shumë kondicion, dhe që nuk mungojnë në ushtrime”, shprehet Linda Dushaj, instruktore e aerobisë

Të ushtrosh sportin në cilëndo disiplinë të tij, padyshim që është shprehi pozitive që duhet përshëndetur, pasi që ai ka përfitim të shumëfishtë në trupin e njeriut dhe ky fakt dihet tashmë gjerësisht nga shkenca e mjekësisë por edhe nga profesionistë të fushës sportive.
Njëra ndër disiplinat që arriti të bëhet e njohur në fushën sportive, është aerobia, një disiplinë sportive që lindi në vitet e 80 -ta, por ajo sot ka arritur të ushtrohet në një masë të gjerë anembanë globit, duke qenë se të rinjtë dhe të rejat ia dinë vlerën këtij sporti që në fakt, nëpërmjet ushtrimeve gjimnastikore, arrin të mbajë në formë të gjithë trupin e njeriut.
Ky lloj sporti fatmirësisht që njëmbëdhjetë vjet po ushtrohet edhe në Malësi, falë aktivistes dhe instruktores së aerobisë, Linda Dushaj, e cila me këtë lloj sporti filloi të merret që nga mosha 12- vjeçare, atëherë kur ajo ushtronte në disiplinën e taekwondosë, nga ku më vonë u inspirua që të merrej edhe me aerobi.
Ajo për gazetën “Koha Javore” tregon se si u inkurajua për të hapur palestrën e parë të aerobisë në Malësi për femra, projekt të cilin e realizoi në vitin 2008, kurse sot falë punës dhe përkushtimit të saj profesional, kjo palestër vazhdon të jetë funksionale, duke ngritur gjithnjë reputacionin e këtij lloj sporti dhe kushtet në të cilat ushtrohet ky sport në Malësi. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “851” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply