Kampionët e vegjël

0

KT “Ulqini” është përfaqësuar me 32 garues në këtë kampionat, ku kanë marrë pjesë të gjitha klubet e taekwondosë në Mal të Zi. Kampionati është zhvilluar në dy disiplina – në dyluftim dhe forma. Garuesit më të suksesshëm nga KT “Ulqini” ishin Sumeja Bisha, Esad Kraja dhe Edina Kraja, të cilët fituan nga tri medalje të arta

Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini” shënuan rezultat mbresëlënës në Kampionatin e Malit të Zi në sportin olimpik të taekwondosë, që u mbajt të shtunën në Podgoricë.
Ata fituan plot 22 medalje të arta dhe disa medalje të tjera në argjendta dhe të bronzta.
KT “Ulqini” është përfaqësuar me 32 garues në këtë kampionat, ku kanë marrë pjesë të gjitha klubet e taekwondosë në Mal të Zi. Kampionati është zhvilluar në dy disiplina – në dyluftim dhe forma.
Garuesit më të suksesshëm nga KT “Ulqini” ishin Sumeja Bisha, Esad Kraja dhe Edina Kraja, të cilët fituan nga tri medalje të arta.
Në disiplinën e formave, kampionë u shpallën dhjetë garues të KT “Ulqini”: Enes Dushku, Muhamed Ukoshata, Arta Ismailaga, Amra Dushku, Fiona Kraja, Sumeja Bisha, Astrit Resuloviq, Esad Kraja, Edina Kraja dhe Medina Kanaqi, nënkampionë pesë garues: Bledar Kasmi, Merisa Malokraja, Dion Mustafa, Amrudin Hoxhiq dhe Sara Kraja, ndërsa medalje të bronztë fitoi Dorian Vukaj.
Në kategorinë çift dhe ekipore, garuesit e “Ulqini”-t fituan vendet e para.
Në disiplinën e dyluftimit, nga KT “Ulqini” u shpallën 12 kampionë: Abdullah Dermaja, Bledar Kasmi, Jahja Dervishi, Harun Dervishi, Amella Nuti, Arta Ismailaga, Sara Kraja, Mervana Muçaj, Edina Kraja, Egzon Lika, Esad Kraja dhe Medina Kanaqi, nënkampionë: Havo Malokraja, Amra Dushku, Merisa Malokraja dhe Muhamed Ukoshata, kurse medalje të bronztë fituan Amar Bakalli, Enes Dushku, Abdullah Dervishi, Fiona Kraja dhe Amell Nuti.
Nga KT “Ulqini” falënderojnë prindërit e garuesve për kontributin e dhënë. (Kohapress)

Share.

Leave A Reply