Klubi më i suksesshëm i turneut

0

Për dominimin e KT “Ulqini” flet më së miri fakti se ai ka fituar vendin e parë në renditjen ekipore në kategoritë për fëmijë, kadetë, seniorë dhe në disiplinën e formave. Ky është trofeu i 19-të për këtë klub gjatë vitit 2018.
Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” ka shënuar një sukses tjetër duke fituar vendin e parë në renditjen e përgjithshme dhe shpallur klubi më i suksesshëm në Turneun ndërkombëtar “Durmitor Open” 2018, i cili është mbajtur të dielën në Zhabjak.
Në këtë mënyrë ai ka fituar trofeun e këtij turneu, i cili është i 19-ti gjatë këtij viti.
Për dominimin e KT “Ulqini” flet më së miri fakti se ai ka fituar vendin e parë në renditjen ekipore në kategoritë për fëmijë (children), kadetë, seniorë dhe në disiplinën e formave.
Në deklaratën për shtyp të KT “Ulqini” thuhet se në këtë aktivitet sportiv ai është paraqitur me 35 garues, në të dy disiplinat: garim dhe forma.
Në disiplinën e garimit, ku morën pjesë 25 garues të këtij klubi, medalje të arta kanë fituar 11 prej tyre: Medina Kanaqeviq, Dion Mustafa, Mervana Muçaj, Arta Ismailaga, Besart Kuqi, Enes Dushku, Bledar Kasmi, Enis Kurti, Amell Nuti, Amra Dushku dhe Ardit Dervishi, medalje të argjendta shtatë garues: Amrudin Hoxha, Mersida Demiri, Amella Nuti, Hadi Resulbegu, Abdullah Dervishi, Vesa Dervishi dhe Albion Hykaj, kurse medalje të bronzta tre garues:
Eldar Muçaj, Hakush Fici dhe Isuf Gjençiq.
Ndërsa në disiplinën e formave, ku morën pjesë 21 garues, medalje të arta fituan 13 garues:
Vesa Dervishi, Sara Kraja, Hadi Resulbegu, Medina Kanaqeviq, Enes Dushku, Ardit Dervishi, Hana Tivari, Arta Ismailaga, Amrudin Hoxha, Dion Mustafa, Fiona Kraja, Sumeja Bisha dhe Edina Kraja, medalje të argjendta tre garues: Bledar Kasmi, Mervana Muçaj dhe Amra Dushku, kurse medalje të bronzta pesë garues: Mehrudin Muçaj, Armin Kanaqi, Ermir Laniku, Amell Nuti dhe Sara Dervishi.
Kryetrajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku, ka falënderuar për përkrahjen maksimale prindërit e garuesve si dhe sponsorët të cilët ua lehtësuan udhëtimin në këtë aktivitet sportiv. (Kohapress)

Share.

Leave A Reply