Kukësi fitues i Kupës

0

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi sivjet për të tetin vit me radhë në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë turneun “Kupa Pavarësia 2016”, ku përfaqësohen disa nga klubet më të mira të futbollit nga trojet shqiptare.
Këtë vit Shqipëria u përfaqësua me Kukësin, Kosova me Prishtinën, Maqedonia me Shkëndijën e Tetovës dhe Mali i Zi me Otrant-Olympic-un nga Ulqini.
Në gjysmëfinale u takuan “Otranti” me “Prishtinën” dhe “Kukësi” me “Shkondijën”.
“Otranti” humbi nga skuadra e kryeqytetit të Kosovës me rezultatin 0-1, me një gol të shënuar nga Bejgolli, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër “Kukësi” fitoi “Shkëndijën” me rezultatin 3-1, me golat e shënuar nga Rangel, Dida dhe Grezda.
Kukësi ishte superior edhe në finale ndaj Prishtinës, duke e fituar ndeshjen me rezultatin 2-0, falë golave të shënuar nga Moreira dhe Lushtaku. Në këtë mënyrë, “Kukësi” fitoi Kupën Pavarësia për këtë vit.
Përpos fituesit të Kupës, u ndanë edhe dy çmime të tjera. Çmimi “Lojtari më i mirë i turneut” i takoi Gentrit Bejgollit të “Prishtinës”, kurse Çmimi “Skuadra Fair Play” Shkëndijës.
Ekipi i “Otrant-Olympic”-ut merr pjesë rregullisht në këtë kupë.

(Kohapress)

Share.

Leave A Reply