Kur vërtet ndjehesh krenar që je shqiptar

0

Paramendojeni një qytet që ka një stadium me kapacitet 35 mijë vendesh, pothuajse aq sa ka banorë. Nuk ka se si të mos shkojë në mend se as në Shqipëri dhe as në Kosovë nuk ekziston një stadium i tillë, me kapacitet 35 mijë vende dhe me kushte moderne. Por edhe tek Ulqini ku deri para pak kohësh, po të shkoje në stadium për të ndjekur ndeshjet e “Otrantit”, gjëja e parë që duhet të bëje kujdes ishte të ruhesh mos të biesh nga shkallët e tribunave për shkak të dërrasave të kalbura

 

ismet kallaba

Për Koha Javore: Ismet Kallaba / Francë

Ka kohë që shqiptarët e prisnin këtë moment. Dhe pas shumë pritjeje, ky moment erdhi.
Është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një kampionat evropian dhe dëshira e të gjithë shqiptarëve ishte që të bëhen pjesë e historisë duke qenë të pranishëm në Kampionatin Evropian të futbollit në Francë, këtë ngjarje të madhe sportive. Për dëshirën e madhe të shqiptarëve tregon më së miri fakti se kishte pasur rreth 100 mijë kërkesa nga shqiptarët për të parë ndeshjet e Shqipërisë, ndërkohë që sipas rregullit vetëm 16 për qind e vendeve nga kapaciteti i stadiumit, i takonin Federatës Shqiptare të Futbollit.
Një ditë para ndeshjes, së bashku me shokun tim Fadilin, udhëtuam nga Podgorica për Paris. Në aeroport takojmë Xhabirin, një djalë nga Ulqini, i cili po ashtu udhëtonte për të parë ndeshjet e Shqipërisë. Ai na tregon se vëllai i tij Almiri, së bashku me tre shokë ishin nisur nga SHBA për të ndjekur ndeshjet e kombëtares kuq e zi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “719” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply