Lideri i heshtur i Torinos

0
Ai i ka dhënë shumë Torinos në këto katër vjet dhe Torino i ka dhënë Bashës. Tifozët s’do të shohin më djaloshin nga Suhareka, që i vogël për- jetoi dramën e luftës dhe humbi shumë familjarë. Jeta e bëri të vështirë. Ai ishte gati për çdo gjë dhe tani është gati për një sfidë të re

Një sezon i trishtë dhe anonim, mungesa e kualifikimit në play-off, një skuadër që ishte në krizë dhe në nevojë për rindërtim, futbollistë për t’u rimotivuar, tifozë për t’u rifituar. Në verën e vitit 2011, Xhampiero Ven- tura mori Torinon në një gjendje të dërmuar dhe, për të nisur rilindjen, i besoi atyre futbollistëve që përbënin shtyllën kurrizore, me grintë, vullnet dhe pa mendjemadhësi.

Mes këtyre, kanë mbetur për katër sezone me fanellën granata: Darmian, Vives dhe Migjen Basha. Po, pikërisht ai, luftëtari kosovar, fari i Kombëtares së Shqipërisë së udhëhequr nga Gi- anni de Biasi, që te Torino i ka përjet- uar të gjitha dhe tani ka ardhur mo- menti i lamtumirës, mes lotëve dhe mirënjohjes reciproke.

Historia

Në sezonin e tij të parë, Basha ishte vendimtar për ngjitjen në Serinë A: shumë sakrifica, dëshirë dhe vrap, pa harruar cilësitë e tij teknike me topin, por sidomos me një gol që mban-

te peshën e ngjitjes në kategori në fitoren 3-0 ndaj Sasuolos në Torino. Edhe në vitin e parë dhe të vështirë në Serinë A, Basha ishte gjithmonë protagonist, duke mos e tërhequr këmbën mbrapa dhe duke vënë në shërbim edhe përvojën e tij (edhe në Serinë A s’kishte luajtur kurrë deri në atë moment).

Problemet

Më pas, nis kalvari për të, një seri e gjatë dëmtimesh fizike që nuk i ho- qën kurrë dëshirën dhe grintën, pasi një profesionist njihet pikërisht nga kjo cilësi, që të punojë në heshtje dhe të kthehet në fushë me profesional- istët. Arriti ta bënte këtë gjë në fund të këtij sezoni, duke i dhuruar vetes edhe gëzimin e shënimit të golit, me një goditje të bukur me kokë në fitoren 2-0 në “Tardini” ndaj Parmës.

Mallëngjimi

Por, ashtu si në filma dhe përralla, çdo e bukur e ka një fund, kështu që Basha dhe Toro i japin lamtumirën njëri-tjetrit: kontrata e tij skadoi dhe nuk do të rinovohet. Por, “Luftëtari” largohet duke lënë pas një Torino shumë më të fortë, të shëndetshëm ekonomikisht dhe fizikisht, me lojtarë cilësorë. Der- bi i fituar ndaj Juves, Liga e Evropës e provuar dhe shumë rezultate të tjera të rëndësishme gjatë një sezoni fan- tastik. Basha largohet me lotët në sy, në atë rrugëtim të gjatë që në heshtje e karakterizoi si një lider.

Ai i ka dhënë shumë Torinos në këto katër vjet dhe Torino i ka dhënë Bashës. Tifozët s’do të shohin më djaloshin nga Suhareka, që i vogël përjetoi dramën e luftës dhe hum- bi shumë familjarë. Jeta e bëri të vështirë. Ai ishte gati për çdo gjë dhe tani është gati për një sfidë të re. Ai që do të marrë fanellën e tij tek Torino, duhet ta meritojë.

Ndërkaq, Migjeni transferohet në Zvicër, në Luzane, te shtëpia e tij, në pritje të një telefonate nga Superliga zvicerane, me Grasshoper që vazh- don ta kërkojë. Një sfidë e re për her- oin e heshtur.

Share.

Leave A Reply