Mungojnë anglezët

0

Lista përbëhet nga 36 arbitra kryesorë, të cilët do të drejtojnë 64 ndeshjet e fazës finale të Kampionatit Botëror që do të mbahet nga data 14 qershor deri më 15 korrik. Komisioni i posaçëm i FIFA-s ka caktuar gjithashtu edhe 63 gjyqtarët asistentë të këtij aktiviteti. Evropa spikat me numrin më të madh të arbitrave. Dhjetë janë gjyqtarë kryesorë, ndërsa njëzet është numri i asistentëve nga kontinenti i vjetër

FIFA përcakton listën përfundimtare të 36 arbitrave që do të drejtojnë 64 ndeshjet e fazës finale të kampionatit të ardhshëm botëror, kompeticion që do të fillojë më 14 qershor në Rusi dhe do të përfundojë më 15 korrik.
Komisioni i posaçëm i organizmit më të lartë të futbollit botëror caktoi gjithashtu edhe 63 gjyqtarët asistentë të këtij aktiviteti. Sidoqoftë, bie në sy shpërndarja e zakonshme gjeografike, që përkon edhe me moton e FIFA-s për masivizimin e sportit më të dashur në planet, anembanë globit.
99 gjyqtarët e caktuar përfaqësojnë 46 shtete dhe janë përzgjedhur nga plot 53 treshe arbitrash, të cilët u përgatitën dhe testuan për një periudhë 3-vjeçare.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “809” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply