Përfundon ndeshjet e parshikuara për këtë vit

0

Liga Komunale e Malësisë në fotboll të vogël ka zhvilluar gjatë fundjavës ndeshjet e saj finale për këtë vit. Liga në fjalë e themeluar prej tre muajsh në Malësi ka 12 skuadra që e përbëjnë nxënës të të gjitha shkollave fillore në Malësi. Ekipet në fjalë çdo javë zhvilluan ndjeshjet e parashikuara me kalendarin sportiv të kësaj lige. Sipas organizatorëve gjatë kësaj periudhe, çdo ekip ka treguar vullnet, motiv, talent e kulturë sportive. Gjatë natës finale për kualifikime kater ekipet e para të rënditjes tabelare u kualifikuan për në play off, gjysmë finale dhe finale. Për vendin e trete luajten

ekipi “Dobri Momci” dhe Pionerët ku ekipi i pionerëve fitoi me rezultat 3-2 dhe fituan vendin e tretë. Ndeshja me emocionuese e gjithë ligës ishte finalja ndërmjet “Shqiponjës” dhe “Buduqnostit” ku mblodhi një numer të madh shikuesish, Në këtë ndeshje finale ekipi i “Shqiponjës” fitoi me rezulatatin 1-0 ndaj “Buduqnostit” dhe kështu u shpall kampioni i parë i ligës në shkollat fillore të Malësisë. Portieri më i miri i ligës u shpall Nik Ivezaj nga ekipi i Shqiponjës, ndërsa golashënuesi më i mirë me plot 18 gola ishte Ervin Coroviq nga ekipi “Dobri Momci”. Ndërkaq traineri më i mirë për këtë vit u vlerësu Driton Dedivanaj i cili drejtonte ekipin e Shqiponjës. Oran- izatorët e ligës u shprehen teje të kën- aqur me ecurinë e punës së tyre duke arritur plotësisht qellimin dhe objekti- vat e këtij evenimenti sportiv. Në fund u ndanë edhe falenderimet për secilin qëka kontribuar dhe mundësuar që kjo lige të mbahet sipas projektit të organizatorëve. Liga komunale e Malësisë la një përshtypje të veçantë dhe një motivim të madh nga pjesmarrësit që të vazhdojnë edhe viteve të tjera. Ky është edhe synimi i organizatoreve që kjo ligë të përcjell gjenerata të reja vit pas viti. t.u

 

Share.

Leave A Reply