Pjesë e sportistëve të rinj të talentuar

0

Cungu ka realizuar edhe një fotografi me Presidentin Donald Trump, duke u bërë studenti i parë shqiptar që është takuar me presidentin aktual të SHBA-së. Fotografia me Presidentin e SHBA-së pa dyshim se do të mbetet një nga kujtimet më të bukura në jetën e tenistit të ri ulqinak.
Tenisti 19-vjeçar me perspektivë nga Ulqini, Rrezart Cungu, së bashku me ekipin e tij “Wake Forest” të Universitetit të Karolinës së Veriut, është pritur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në kuadër të takimit “Dita e Sportistëve të Rinj në Shtëpinë e Bardhë”. i cili organizohet për çdo vit në javën e fundit të muajit maj.
Ai ka qenë njëri prej sportistëve të rinj të talentuar, të ftuar në Shtëpinë e Bardhë pasi që ekipi i tij u shpall kampion kombëtar në tenis në nivel të universiteteve, duke fituar në finale ndaj ekipit të Ohio State University.
Me këtë rast, Cungu ka realizuar edhe një fotografi me Presidentin Donald Trump, duke u bërë studenti i parë shqiptar që është takuar me presidentin aktual të SHBA-së. Fotografia me Presidentin e SHBA-së pa dyshim se do të mbetet një nga kujtimet më të bukura në jetën e tenistit të ri ulqinak.
Tenisti i ri nga Ulqini konsiderohet si një lojtar me perspektivë, i cili hapat e tij të parë në këtë sport i ka bërë në Klubin e Tenisit “Bellevue”, ndërsa para disa kohësh është transferuar në ekipin “Wake Forest” të Universitetit të Karolinës së Veriut. Cungu është fitues i shumë turneve në nivel shtetëror, kombëtar dhe ndërkombëtar për grupmoshat e reja. Ai është lojtar i Përfaqësueses së Malit të Zi në tenis dhe aktualisht ndodhet në vendin e 836-të në Ranglistën e ATP-së. (Kohapress)

Share.

Leave A Reply