Portugalia bën historinë, fiton Evropianin e parë

0

Portugalia është shpallur kampion i Evropës pas fitores kundër nikoqirit, Francës, me rezultat 1-0 në finalen e “Euro 2016”.
Skuadra e trajnerit Didier Deschamps e nisi me dinamikë sfidën dhe krijoi disa raste në përpjekje që ta zhbllokonte herët ndeshjen, mirëpo lojtarët kundërshtarë u mbajtën.
Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë ishte lëndimi i Cristiano Ronaldos, i cili përkundër dëshirës për të vazhduar, nuk mundi dhe u desh ta lëshonte fushën. Në vend të tij hyri Ricardo Quaresma.
Edhe në gjysmën e dytë, gjelat ishim skuadra më ofensive, mirëpo Coman, Giroud e Sissoko nuk ishin efektivë në rastet e tyre. Në minutat shtesë, Andre-Pierre Gignac e goditi shtyllën.
Rezultati i barabartë e çoi ndeshjen në vazhdime, ndërsa në pjesën e parë të vazhdimeve nuk pati gola. Gjërat ndryshuan në fraksionin e dytë të vazhdimeve.
Raphael Guerreiro ishte fantastik me një goditje nga gjuajtja e lirë, por arriti ta godasë vetëm shtyllën dhe nuk shkoi shumë, erdhi goli.
Lojtari i inkuadruar në minutën e 80-të (në vend të Renato Sanches), Eder, krijoi hapësirë dhe me një goditje të pandalshme shënoi golin e fitores për portugezët (109’).
Kjo është hera e parë në histori të Portugalisë që i gëzohet triumfit në një Kampionat Evropian, pas finales së humbur në vitin 2004.
Në Kampionatin Evropian mori pjesë për të parën herë edhe Shqipëria, por nuk arriti të kalonte fazën e grupeve, ndonëse bëri një paraqitje të mirë dhe grumbulloi tri pikë.

Share.

Leave A Reply