Pranimi në Kongres- in e UEFA-s në mars?!

0

Me përkrahjen edhe të FIFA-s, Kosova mund të nisë kualifikimet për Kupën e Botës, në shtator të vitit të ardhshëm

Një lajm i mirë vjen nga mediat e huaja. Kosova mund të bëhet anëtare e UEFA-s pas vetëm disa ditësh.
Është UEFA e cila do ta shqyrtojë kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për aplikim në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që mbahet sot në Malta.

Ka qenë vetë sekretari gjeneral i UEFA-s, Gianni Infantino, ai që e ka dhënë një informatë të tillë.
“E kemi në agjendë për ta shqyrtuar

aplikacionin e Kosovës”, ka thënë Infantino.
Kosova mund të bëhet anëtare e UEFA-s, në muajin mars të vitit të ar- dhshëm, kur mbahet Kongresi i UEFA-s, në Hungari.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në lidhje me këtë ka thënë.
“Vullneti i UEFA-s është që të gjejë një zgjidhje për problemin e Kosovës”. “Me përkrahjen edhe të FIFA-s,

Kosova mund të nisë kualifikimet për Kupën e Botës, në shtator të vitit të ardhshëm”, mbyllet shkrimi i ‘theolympian.com’, shkruan GazetaOlle.com.

Edhe mediat tjera kanë shkruar se kërkesa e Kosovës për anëtarësim do të shqyrtohet të enjten, derisa pranimi pritet të ndodhë në mars. Vokrri bashkë me sekretarin e FFK-së, Eroll Salihun, ndodhen në Maltë, ku janë ftuar nga UEFA ditë më parë.

Share.

Leave A Reply