“Rei”, i dyti në renditjen e përgjithshme

0

Klubi i Karatesë “Rei”, klubi më i ri në sportin e karatesë në Ulqin, arriti sukses të madh në Turneun XV Ndërkombëtar të karatesë“Ulqini Open 2016”, i cili u mbajt më 10 prill, në sallën e Shkollës fillore “Marshall Tito” në Ulqin.
Në një konkurrencë tejet të madhe, në mesin e 49 klubeve pjesëmarrëse nga nëntë shtete, me rreth 650 garues, “Rei” zuri vendin e dytë në renditjen e përgjithshme.
Sipas drejtuesve të këtij klubi, duke qenë se “Rei” mori pjesë me garues të gjeneratave të reja, ky sukses tregon se në këtë klub janë duke lindur talentët e radhës në sportin e karatesë.
Krahas talentëve të rinj, në këtë klub ka edhe garues me përvojë, siç është Adonis Markashi, i cili u kurorëzua me medaljen e artë në kategorinë për seniorë (-67kg).

Vazhdimin mund ta lexoni në revistën Koha Javore

i.k.

Share.

Leave A Reply