Shqipëria pëson humbjen e parë

0
Tashmë çdo gjë është orientuar në ndeshjen e ardhshme, e cila do të zhvillohet më 8 tetor po në “Elbasan Arena”, ku Shqipëria do të presë Serbinë. Çdo rezultat tjetër përpos fi- tores do të ishte ndëshkues për Shqipërinë

Shqipëria ka fituar vetëm një pikë në dy përballjet më të vështira në grup, të cilat janë cilësuar edhe si përcaktuese për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Francë 2016”. Ndërsa ka baraz- uar me rezultatin 0-0 në Kopenhagë kundër Danimarkës, pretendente di- rekte për vendin e dytë në grup, kom- bëtarja shqiptare ka humbur të hënën në fushën e vet në “Elbasan Arena” nga Portugalia, me rezultatin 0-1. Megjithatë, edhe pas këtyre ndesh- jeve çdo gjë mbetet e hapur sa i përket kualifikimit të Shqipërisë pasi që edhe Danimarka ka arritur dy barazime. Përpos me Shqipërinë, ekipi danez ka barazuar edhe me Armeninë.

Pas kësaj xhiroje, grupin I e kryeson Portugalia me 15 pikë nga gjashtë ndeshje, në vend të dytë ndodhet Danimarka me 12 pikë nga shtatë ndeshje, kurse Shqipëria është në vendin e tretë me 11 pikë nga gjashtë ndeshje.

Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në grup për këto eliminatore. Ajo është ndëshkuar në minutën e dytë shtesë, kur pas një goditjeje nga rivënia fun- dore ka shënuar me kokë mbrojtësi portugez Miguel Veloso. Ishte një moment shpërqendrimi dhe pakujdesie i mbrojtjes shqiptare.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, trajneri Italian Gianni De Biasi, ka thënë se është i mërzitur që lojtarët e tij pësuan humbje në minu- tat e fundit të ndeshjes ndaj Portugal- isë.

Ai ka pranuar se kuqezinjtë nuk luajtën mirë në pjesën e parë, por shtoi se skuadra duhet të mësojë nga humbjet. “Jemi të mërzitur që pësuam në fund. Në pjesën e parë vuajtëm, kurse në të dytën luajtëm mirë. Keq që pësuam gol në fund. Duhet të mësojmë nga humbjet dhe i kam thënë ekipit që të jeni më të kthjellët dhe elastikë”, ka thënë De Biassi.

Tashmë çdo gjë është orientuar në ndeshjen e ardhshme, e cila do të zh- villohet më 8 tetor po në “Elbasan Arena”, ku Shqipëria do të presë Serbinë. Çdo rezultat tjetër përpos fitores do të ishte ndëshkues për Shqipërinë.

Po të njëjtën ditë, Danimarka do të jetë mysafire e Portugalisë. Prandaj pritet që në këtë xhiro të vendoset edhe cilat skuadra do të kualifikohen nga ky grup në Kampionatin Evropian
“Francë 2016”.

(Kohapress)

Share.

Leave A Reply