Shtatë medalje për KT “Ulqini”

0

Në Podgoricë u mbajt Turneu ndërkombëtar në taekwondo “1st Montenegro Trophy 2015”

Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” u përfaqësua në këtë turne me gjashtë garues, të cilët fituan shtatë medalje: katër medalje të arta, dy medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë. Garuesit më të suk- sesshëm në radhët e KT “Ulqini” ishin Medina Kanaqi dhe Amra Dushku, të cilat fituan nga dy medalje

Podgoricë – Të dielën në Podgoricë u mbajt turneu ndërkombëtar në tae- kwondo “1st Montengro Trophy 2015”, në të cilin morën pjesë rreth 200 garues nga vendet e rajonit, si Shqipëria, Maili i Zi, Kosova, Bosnjae Hercegovina, Kro- acia, Serbia dhe Sllovenia.

Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” u për- faqësua në këtë turne me gjashtë garues, të cilët fituan shtatë medalje:

katër medalje të arta, dy medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë. Garuesit më të suksesshëm në radhët e KT “Ulqini” ishin Medina Kanaqi dhe Amra Dushku, të cilat fituan nga dy medalje.

Në dyluftim, me medalje të arta u shpërblyen Artan Fici dhe Amra Dush- ku, me medalje të argjendtë Medina Kanaqi dhe me medalje bronzi Edina Kraja.

Ndërkaq në kategorinë e formave, medalje të arta fituan Medina Kanaqi dhe Xheneta Kanaqi, ndërsa medalje të argjendtë Amra Dushku.
Drejtuesit e KT “Ulqini” falënderojnë për mbështetjen për të marrë pjesë në turne Fabrikën e Mobiljeve “Kurti” dhe prindërit e garuesve.

(Kohapress)

Share.

Leave A Reply