Skitari Tahiri merr flamurin e Kosovës, premton paraqitje të shkëlqyer

0

Para nisjes për në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, delegacioni i Kosovës, në krye me skitarin Albin Tahiri që është sportisti i vetëm kosovar në këtë ngjarje, është pritur nga presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi të hënën paradite priti ekipin e Kosovës, kurse Tahirit pasi i uroi suksese, ia dorëzoi flamurin e shtetit të Kosovës.
Ceremonia e dorëzimit të flamurit ishte paraparë të mbahej të shtunën, por ajo u mbajt vetëm të hënën në mëngjes, në ditën kur delegacioni pesëanëtarësh i Kosovës mori rrugë për në Kore të Jugut. Zyrtarë të tjerë do të udhëtojnë më vonë.

Share.

Leave A Reply